Sandri, plan me doktorin kundër FevziutNga Antena Brenda FamiljesSandri kishte kohë që po përpiqej të përdorte Doktorin kundër Fevziut. Dje gjeti rastin. Para se të shkonte doktori të fliste në parlament, Sandri e takoi dhe si zakonisht u hap tema e
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, plan me doktorin kundër FevziutNga Antena Brenda FamiljesSandri kishte kohë që po përpiqej të përdorte Doktorin kundër Fevziut. Dje gjeti rastin. Para se të shkonte doktori të fliste në parlament, Sandri e takoi dhe si zakonisht u hap tema e shtypit.
- Futu një të sharë këtyre analistëve doktor se na morën shpirtin. Fevziun e paguaj 23 milionë në muaj, plus ata që fton, marrin nga një milionë në muaj, na çanë trapin, sikur çfarë thonë.
- Ashtu, ke të drejtë Sandër. Duhet me ua thënë këtë. Unë s’po përmend emra, po e kuptojnë vetë njerëzit.
- Unë them t’i bësh mut fare se e meritojnë. Nuk e kuptoj pse kërkojnë kaq shumë para. Sa herë ua hap këtë hall, fillojnë më kujtojnë se kanë bërë çfarë u kam thënë unë, dhe kjo ka një çmim. S’e marr vesh këtë unë. Ndaj kam filluar të dal vetë çdo javë, të paktën kursej një rrogë prej atyre, se ma nxinë jetën. Madje më tha dhe vëllai një ditë, të dal dhe unë, shkurtojmë dhe një rrogë tjetër. Madje dhe Gimja me Zamirin thanë që mund të dalin kur flitet për biznes, se kursejmë ndonjë rrogë nga këta analistët e leshit të ekonomisë.
- Sandër, dakord, bëji këto të gjitha. Unë po e them këtë punën e rrogës, po i thuaj Fevziut që s’e kishte për ty. Tani, 23 milionë, në të vërtetë shumë i dhënke se aq e ka presidenti i SHBA. 28 mijë dollarë e ka ai, aq i bie dhe Fevziut. Nejse, sidoqoftë, mbajini dhjetë përqindëshin të paktën.
- Po mo po, ato ia mbaj, po dhe ato i merr shteti, kot, ç’i dua. E vërteta është se shumë paguhen. Le që janë dhe k… komplet, çfarë broçkullash nuk thonë. U thashë një natë kur mbaroi emisioni që ju jeni të gjithë k…, na rropët nga lekët me këto budallallëqe që thoni. U hodh një shkërdhatë, më tha, ke të drejtë Sandër, se në fakt ne duhet të thoshim që ti po merr gjithë tenderat e rrugëve të Shqipërisë, që je pronari real i firmës ACMAR, që ke marrë licencën e celularit të katërt, që trafikove mbështetjen e doktorit tek Armando Duka, se keni biznes bashkë…. Filloi të llapte d.m.th., i futa një të sharë dhe i thashë Fevziut mos ta shikoj më në studio. Janë shumë legenë. Po as e rruaj fare, do dal vetë tani. Madje, kur të kem ndonjë program për përmbytjet dhe bonifikimet, do marr dhe xhajën që kam në Lezhë në ndërmarrje të ujërave.
- Sandër, mirë e ke mendu, do ta them unë këtë. Jo, do ta them. Se ata zotërinjtë janë marrë me rrogën e vajzës sime që është person fizik. Vajza po bëhet me katër fëmijë dhe s’ka bukë të hajë, ata i thonë miliardere. Ajo merr një rrogë minimale që paguan 1600 lekë taksa në muaj, sa një person fizik që sigurohet privatisht. Djali thuajse pa punë, jeton me ndonjë ndërmjetësi që bën për t’i lehtësuar punë njerëzve me shtetin, ata thonë djali im milioner. Jo, do tua them unë, s’e toleroj unë këtë situatë. Ne s’kemi një lek mënjanë, d.m.th, ata shpifin për ne. U sëmura unë, ika në Vjenë, dhe mos të ishte Gimja i Redbullit, s’kishim lekë për operacion, ai na i pagoi. Dhe s’kërkoi ndonjë nder të madh, se ç’donte ca njerëz të tij në tatime, s’e kam idenë. Ata më thonë mua milioner. Jo, do t’ua them unë këtë d.m.th. Për këtë ke të drejtë. Fevziut i thuaj s’kam gjë me të, po tani dhe ai do preket se ai qenka i superpaguar.
- S’e ke idenë doktor sa shumë më duken 23 milionë në muaj. Më thotë dhe Nexhi e Financës. Kur hapën Klanin, tha, kaq kisha rrogat e gjithë muajit për gjithë stafin. Tani i merr vetëm Fevziu. Po nejse, dhe unë ja nxjerr xhanëm, se i kam marrë ata të Vodafonit, u kam thënë, po nuk më dhatë 600 mijë euro në vit për Fevziun, do flas me doktorin, ai me Ridvanin, ai me Gimen dhe u vjen gjoba. Mirë, më thanë, do t’i japim. Më mirë t’ia japim Fevziut, se shtetit. Por që marrin shumë, marrin në fakt. Duhet t’u biesh një çikë.
- Jo, do t’u bie. Do t’u bie se më kanë akuzuar vajzën, që është thuajse pa rrogë dhe djalin që është pa punë, si milionerë. Jo, nuk ua fal këtë. Ca të vërteta do t’ua them unë.