E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Mazhoranca te reflektoje Nga "Vizion Plus"Rastet e presioneve ndaj medias dhe krecenimeve ndaj gazetareve investigative jane bere te shpeshta ne Kosove. Shqetesimi eshte ngritur nga organizata "Reportere pa Kufij, e cila i eshte referuar konkreti

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PS: Mazhoranca te reflektoje Nga "Vizion Plus"

Rastet e presioneve ndaj medias dhe krecenimeve ndaj gazetareve investigative jane bere te shpeshta ne Kosove. Shqetesimi eshte ngritur nga organizata "Reportere pa Kufij, e cila i eshte referuar konkretisht 3 rasteve ne Kosove. Ne raportin e kesaj organizate, permenden kercenimet qe u jane bere gazetareve: Arbana Xharra e Lavdim Hamidi nga gazeta "Zeri", korrespondentit nga Gjilani per gazeten "Lajm", Musa Sabedini, dhe gazetarit te "Kohes Ditore", Vehbi Kajtazi. Ky i fundit thuhet ne dokument ka paraqitur rastin ne polici, por pergjigja e vetme qe ka marre eshte kerkesa per te terhequr ankesen. Nderkohe pas publikimit te ketij raporti te "Reportereve pa Kufij", te cilet bejne pergjegjes organet e rendit per mosefikasitetin e tyre ne zbulimin e kercenimeve ndaj gazetareve, ka ardhur edhe reagimi i policise. Sipas zedhenesit te policise se Kosoves, Baki Kelani, jane trajtuar te gjitha rastet qe kane te bejne me kercenim apo sulm ndaj te gjithe qytetareve te Kosoves, perfshi ketu edhe gazetareve. Nderkohe drejtori i shoqates se gazetareve profesioniste te Kosoves e quan skandaloz veprimin e institucioneve pergjegjese per trajtimin e kercenimeve ndaj tyre dhe kritikon qeverine e vendit per mungese te mbeshtetjes ne kete drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›