Rritet korrupsioni në KosovëNga "Vizion Plus"Ne Kosovë është rritur numri i zyrtareve te larte qeveritare te përfshirë ne raste korruptive. Ne këtë përfundim ka arritur raporti i agjencisë kundër korrupsionit për vitin 2009. Drejtori i AKK -se Hasan
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rritet korrupsioni në KosovëNga "Vizion Plus"Ne Kosovë është rritur numri i zyrtareve te larte qeveritare te përfshirë ne raste korruptive. Ne këtë përfundim ka arritur raporti i agjencisë kundër korrupsionit për vitin 2009. Drejtori i AKK -se Hasan Preteni tha se sektori me i korruptuar rezulton te jete ai i prokurimit. Denoncimet e mbërritura ne adrese te AKK - se përmendin 159 zyrtare. Një prej tyre është dhe shefi i zyrës se prokurimit pranë kryeministrisë Isa Hajdari. Megjithëse është denoncuar si rast, qeveria nuk e ka shkarkuar nga detyra. Zëdhënësi i qeverise Memli Krasniqi thotë se Hajdari ka pasur konflikt interesi ne një firme private nga e cila tashme është larguar. Edhe gjyqësori nuk i ka shpëtuar korrupsionit pasi gjate vitit 2009 janë rritur denoncimet për këtë sektor. Një pjese e çështjeve korruptive i ka kaluar policisë se EULEX-it dhe pjesa tjetër asaj te Kosovës. Deri me sot janë ekzekutuar vetëm 5 urdhër- arreste. Një dite me pare qeveria e Kosovës dhe 5 vendet e Kuintit mohuan zërat se ekziston një dosje ne kryeministri ku kërkohet shkarkimi i një ministri te përfshirë ne çështje korruptive.