SHBA: Kosova, burimdhe pikemberritje e trafikimit
PRISHTINE- Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për trafikimin e qënieve njerëzore për vitin 2010. Kosova është burim, tranzit dhe vend destinimi për femra dhe fëmijë, të cilët janë subjekt i trafikimit të personave, në mënyrë specifike i prostitucionit të detyrueshëm dhe i fëmijëve, që detyrohen të kërkojnë lëmoshë, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në pjesën kushtuar Kosovës.
Në raport theksohet se fëmijët dhe femrat në Kosovë janë subjekt i prostitucionit të detyrueshëm brenda Kosovës dhe në mbarë Evropën.
“Qeveria e Kosovës nuk e përmbush në tërësi minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit; megjithatë, po bën përpjekje thelbësore në këtë drejtim”, thuhet në raport.
Në këtë kuadër, në raport përmendet edhe fakti se ligji në Kosovë penalizon trafikimin seksual dhe të punësimit të detyrueshëm, duke i dënuar kryesit e këtyre veprave penale nga 2 deri në 12 vjet heqje lirie, dënime këto të cilat janë rigoroze dhe pothuajse në nivel me krimet tjera serioze, siç është përshembull dhunimi.
Megjithatë, thuhet në raport, nuk janë dhënë dënime adekuate për trafikuesit e dënuar, shumica e dënimeve ishin nën minimumin ligjor, të paraparë me ligjin kundër trafikimit.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, vë në pah edhe ndihmën e kufizuar nga ana e qeverisë në riatdhesimin apo reintegrimin e viktimave të trafikimit, pasi janë larguar nga qendrat e strehimit.
Në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore, theksohet gjithashtu se duhet që në mënyrë proaktive të ndiqen dhe të dënohen autorët e trafikimit seksual dhe të punës, përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë në trafikim.
(e.n/rel/BalkanWeb)