Kriza portugezet u kthehen zonave rurale
Të zhgënjyer nga premtimet e paplotësuara në qytete nga masat shtrënguese të vështira të qeverisë, disa portugezë kanë vendosur t’i rithehen tokës.
Disa banorë të qytetit janë kthyer në fshatra për të parë nëse familjet e tyre mund ta përballojnë më mirë këtë situatë, të tjerë kërkojnë një cilësi jete më të mirë në fshat.
Me mbi katër hektarë pemtari me mollë dhe një fushë ku kullosin 30 lopët e tij, Jose Diogo nuk ka asnjë keqardhje që është larguar nga puna e tij si këshilltar teknik në një kompani të mishit në Lisbonë në fillim të krizës së vitit 2009.
“Kam punuar në Lisbonë por pata mundësinë për tu kthyer këtu. Në Lisbonë ishte e vështirë të gjeje një vend pune. Ndërsa këtu në fshat ka më shumë mundësi dhe cilësia e jetës është më e mirë. Këtu vizioni për jetën është i pandryshuar dhe për këtë u zhvendosa dhe fillova sipërmarrjen time bujqësore”-shprehet Diogo
Më në veri në rajonin më të varfër të Portugalisë Tras-os-Montes, një grup ish banuesish në qytet kanë ambicie të mëdha, duke shpresuar të krijojnë një komunitet të tërë të ri për të kërkuar korrjen e përfitimeve nga toka e tyre.
Për ta bërë këtë Federico Lucas nga Lisbona ka nisur projektet e reja për hapjen e një kompanie të vogël që do të shërbejë si një qendër për ti sjellë një vlerë të lartë punëtorëve nga qyteti në fshat.
"Pas një eksod rural në vitet 1960, i cili në fakt çoi në rënien e këtyre territoreve, ajo që ne duam është që të krijojmë një përmbysje të këtij procesi. Ne duam të mbështesim eksodin urban ".
Lucas punonte në një zyre të vendosur në bibliotekën e qytetit Fe Alfandega
“Nga momenti që kemi 50% të popullsisë që jeton në Portugali në pesë për qind të territorit , ajo që kërkojmë në këtë moment është të ftojmë personat të kthehen në hapësirat rurale, ku mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre”-thotë Lucas
Mes atyre që kanë marrë iniciativën të kthehen për të përfituar nga projektet e reja janë edhe Patricia me Guimareas, të cilët për disa muaj janë të papunë. Ata kanë ardhur në Fe Alfandega nga qyteti i Bragës për të hapur kompaninë prodhuese të mjaltit, për të shitur produktin për një klientelë më të gjerë.
"Kjo na lejon që të kemi gjithmonë produkte të freskëta thotë Patricia, e cila vjen nga qyteti verior i Braga.
Bashkëshorti i saj Luis shprehet se migracioni drejt zonave rurale është një mundësi e mire për të gjithë.
Luis
"Qendrat kryesore urbane, të Lisbonës dhe Portos, janë varfëruar. Kjo e bën më të vlefshme mundësinë që njerëzit të shikojnë diku tjetër. Njerëzit janë të përqendruar më shumë jashtë shtetit, të emigrojn , por ndoshta ka më shumë alternativa në vend.
Në qendrat urbane të Lisbonës dhe Porto kostoja e jetës është më e lartë në krahasim me periferinë
Qiraja mesatare në Fe Alfandega shkon në rreth 300 euro, kundrejt 800 euro që është në Lisbonë.