Librazh, rreshqitja e tokes, rrezikon banesat
LIBRAZHD- Rrëshqitja e tokës nga shirat e vazhdueshëm të këtyre ditëve, rrezikojnë shtëpitë e një lagjeje periferike të qytetit të Librazhdit. Sipas burimeve zyrtare nga shtabi i emergjencave civile kjo lagje ndodhet përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, në kodrat e malit të Babjes. Rrëshqitjet e para të tokës në këtë lagje janë shfaqur tri vite më parë .Megjithë përpjekjet për të ndërtuar prita me murë guri , procesi i zhvendosjes së tokës nuk u frenua dot. Rasti më i fundit i shembjeve të tokës është shënuar rreth mesnatën e kësaj fundjave por fatmirësisht masivet e dherave dhe gurëve nuk kanë prekur muret e banesave.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)