E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e teatrit “Skampa”, detyrim paraqitje për babë e bir

Gjykata e Elbasanit, ka dhënë masën e sigurisë, detyrim paraqitje për shtetasit Ali dhe Gentian Meçe. Dy personat, kanë qenë të arrestuar, pasi akuzohen për djegin e teatrit “Skampa”, në Elbasan.

Babë e bir, kanë qenë duke punuar në tarracën e një hoteli, prej të cilit ka ardhur zjarri, që ka depërtuar edhe tek teatri “Skampa”.
 

Zjarri i cili ka rënë ditën e enjte, ka shkrumbuar totalisht teatrin “Skampa” duke e nxjerrë atë jashtë funksionit, pasi flakët kanë përpirë të gjithë çatinë, skenën dhe çdo gjë tjetër që ndodhej aty brenda. Në po të njëjtën godinë me katër kate, ndodhej edhe studio e RTV “Ora News”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›