E Diel, 1 Nëntor 2026

Busti i A. Gumes,“AK”: Provokacion, në emër të të vdekurve

Aleanca “Kuq e Zi”, ka reaguar për bustin e Aristotel Gumes, në Himarë, duke akuzuar deputetët grekë dhe Vangjel Dulen, për provokacion në emër të të vdekurve.
 

Sipas Aleancës “Kuq e Zi”, në pllakadën e bustit të A. Gumes shkruhet se viktima u vra për të mbrojtur gjuhën amtare.
 

Sot në qytetin e Himarës, është zhvilluar ceremonia përkujtimore për Aristotel Gumën, 35-vjeçarin që vdiq vitin e kaluar në një aksident rrugor, por që u interpretua nga qarqet nacionaliste si vrasje për motive etnike.
 

Të rinj, të veshur me kostume popullore, kanë qëndruar pranë bustit të veshur me flamur grekë. Busti i A. Gumës ka ardhur nga Greqia dhe është vendosur në hyrje të kishës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›