E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, shiten 90 prona të ushtrisë



ADI SHKEMBI

Qeveria nxjerr në shitje dosjen e dytë me prona të ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar dje rreth 90 prona në të gjithë vendin, të cilat deri tani kanë qenë në përgjegjësinë e Forcave të Armatosura, që do të kalojnë përmes procesit të privatizimit.Kriza ekonomike dhe qëndrimi i Qeverisë për të privatizuar të gjitha asetet shtetërore, ka bërë që Ministria e Mbrojtjes të përshpejtojë procedurat, duke nxjerrë në treg 1.322.685 m2 sipërfaqe. Dosja e dytë e pronave, që deri në këto momente janë pjesë e ushtrisë shqiptare, janë të shtrira në të gjitha qarqet e vendit, që nga Kukësi e Shkodra dhe deri në Sarandë. Në të njëjtën kohë, në këtë bllok pronash të nxjerra për privatizim nuk mungojnë edhe shtëpitë e pushimit pranë bregdetit. Pak muaj më parë Ministria e Mbrojtjes nisi procedurat e shitjes edhe për 430 troje të tjera të ushtrisë. Kryeministri Sali Berisha kërkoi në shkurt të këtij viti shitjen e të gjitha aseteve shtetërore, duke përjashtuar vetëm shkollat, spitalet dhe digat. Vendimi i Qeverisë erdhi në një moment kur Ministria e Financave ngriu të gjitha shpenzimet dhe investimet joprioritare. “Vlerat e krijuara nga procesi i privatizimit do të jenë një mundësi më e madhe e Qeverisë, për të kompensuar pronarët sipas ligjit të parashikuar, por do të jetë një mundësi më e madhe edhe për të realizuar programin e shpallur para qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Kryeministri në mbledhjen me ministrat pak muaj më parë. Sipas ligjit, 10 për qind e të ardhurave nga privatizimi shkojnë për fondin e kompensimit të pronarëve, 10 për qind për fondin e dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, kurse pjesa tjetër për buxhetin e shtetit. Pikërisht këto para synon Qeveria, në mënyrë që të realizojë premtimet e veta. Sipas ligjit, gjysma e parave që shkojnë në buxhet, duhet përdorur për rritjen e investimeve dhe gjysma për uljen e borxhit. “Ky proces është i domosdoshëm dhe jetik, para së gjithash, për t’u ndarë me një zinxhir korrupsioni në sipërmarrjet publike, në sipërmarrjet ku shteti është aksioner dhe në tërë pronat që janë çerdhet e korrupsionit. Në këtë proces ne synojmë të rrisim në një nivel të ri menaxhimin e aseteve në Shqipëri. Në Shqipëri dhe kudo, një nga qëllimet madhore të privatizimit është përmirësimi i menaxhimit. Pra, ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar, përveç shkollave, spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme. Armiku numër një i privatizimit është korrupsioni”, deklaroi më tej kreu i ekzekutivit

lista e pronave qe do privatizohen

Ish Komanda e Xhenios Shkoze 23762
Rep. Ushtarak 5011/15 Selitë 22400
Kompania IMKA Tiranë 8500
Parku i tankeve Tiranë 5742.06
Polig. qitje sportive Tiranë 6000
NNU Tiranë 19148
Nd. Prodhim. Kimike Tiranë 21427
Nd.Prodhim.Mat. Nd. Tiranë 30353
Nd.Rip.Sherb.Komunal Tiranë 7045
Ish-grup Artilerie Tiranë 2895
Rep. Usht. Nr.5011/45 Tiranë 60450
Shkolla e pirg.efektivit Vorë 20764
Rep. Usht. Tiranë 24000
Grup depo Rep. usht. Mezëz 35522
Ish-batalion sulmues Tiranë 890
Ish-batalion këmbësorie Tiranë 455
Grup depo Rep. usht. 8837. Tiranë 17500
Ish-batalion tanke Tiranë 6200
Bateri AKA 5436/6. Tiranë 12000
Ish-vend komande Tiranë 650
Bateri AKA 100mm 5436/2. Tiranë 27000
Ish-batalioni i tankeve. Tiranë 23446
Ish-shtabi i repartit 4225 Tiranë 22000
Bateri AKA e ish-rep. Tiranë 9200
Depo mina detare Spitallë 57216
Depo mina detare. Spitallë 4650
Reparti ushtarak nr. 3032. Maminas 61200
Ish-batalion artilerie. Maminas 536
Ish-brigade tankesh. Durres 63723
Objektet e D1D Kepi Rodonit 2117
Bateri ABD. Ishëm 5176
Ish-rep. Ush. Nr 9904. Elbasan 21526
Kompani IMKA rep. Nr. 9856. Elbasan 24000
Qendër mobilizimi Peqin 318
Ish-Brigada e Xhenios Kavajë 2340
Ish-kompani mitraliere. Golem 4500
Ish-grup artilerie. Kavajë 28475
Grup depo. Kavajë 29866
Kompanie Xheniere e BrRSh. Kavajë 19196
Ish-rep. ush. Nr. 7710. Kavajë 13986
Ish-grup artilerie 120mm. Kavajë 1608
Ish-grupi i artilerisë. Kavajë 3000
Bateria ABD. Kavajë 20000
Ish-batalion ndërlidhje Rrogozhinë 33929
Rep. Ush. nr. 1170 Shkodër 9900
Shtëp. Push. të Ushtar. Velipojë 2450
Repart ushtarak. Nr 1191. Shkodër 14726
Qendër mobilizimi Koplik 550
Nd.vesh.ushtarake Kukës
Grup depo Nr 1. Kukës 15191
Grup depo Nr 2. Kukës 30825
Qendër mobilizimi Has 175
Ish-rep. 5650 grup deposh Tropojë 9600
Qendër mobilizimi Pogradec 495
Ish-batalion fortifikues Pogradec 30350
N/rep. Rep. usht. 5013 Gjirokastër 3000
Kompani artmitraliere. Gjirokastër 9840
Hidrografia Sarandë 20
Ish-shtabi i BrK Librazhd 14700
Shtabi i BrK Librazhd 21740
Regjimenti AKA. Laç 5000
Batalion këmbësor. Laç 3013
Batalion mitralier. Patok 3000
Batalion mitraljer Laç 3500
Grup depo. Laç 4500
Qend.stërvitje studentësh Laç 20000
Brigadë rezervistësh. Laç 15560
Pikë hapje. Laç 1040
Grup depo armatimi. Laç 12112
Grup AKA Laç 10000
Ish-rezervat e rep. 6144 Laç 3162
Ish-rep Nr. 4106 F. Krujë 22780
Ish-rep 7750 bateri AKA. F. Krujë 14000
Brigade këmbësorie F. Krujë 22000
Kompani ndërlidhje F. Krujë 11000
Bateri AKA ish-rep. 1098 F. Krujë 9500
Bateri AKA e rep. 5436/5. Krujë 13000
Ish-batalion tanke. Krujë 2710
Ish-batalion tanke Krujë 997
Grup artilerie Krujë 12000
PDO Fier 4000
Ish-Bat. AKA. Lushnjë 3698
Ish-bateri AKA 3915/3. Vlorë 64000
Ish-bateri ABD Lezhë 3933
Ish-rep. usht. 3021 Lezhë 30000
Rep. ush. 5014 Reshen 33900
Rep. ush. 1064 Berat 6008
Rep. ush. 1070 Skrapar 12000
Ish-Detashmenti i Xhenios Poliçan 7949

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›