E Diel, 1 Nëntor 2026

Maria Gracia Kuçinota zhvishet për herë të parë në film



Maria Gracia Kuçinota shfaqet nudo në filmin më të ri “L'imbroglio del lenzuolo”, i realizuar nga regjisori meksikan Alfonso Arau, ku përveç rolit si protagoniste ka marrë përsipër të jetë edhe producente. “Nuk kisha bërë kurrë më parë një skenë nudo, - shpjegon për të përjavshmen “Gente” – por meqenëse tani mbaj mbi shpinë edhe produksionin, jam në gjendje të kuptoj se është e domosdoshme dhe e drejtë“. Vendimi u mor me ndërgjegje të plotë siç thotë: Në moshën 20 vjeçare e ndieja trupin tim si të futur në një fustan që ishte tre numra më i madh. Aftësinë e feminilitetit dhe të sjelljes me finesë e fitova me kalimin e kohës. Më pëlqente shumë pjesa e punonjëses injorante të lavanderisë,- tregon Kuçinota për filmin e ri,- e cila nuk vihet re derisa një regjisor i ri e zbulon këtë talent dhe përpiqet ta angazhojë me kinemanë, ndërsa ajo lan. Duhet të xhironim në mars, por uji ishte shumë i ftohtë dhe pritëm qershorin. Filmi pritet të jetë i suksesshëm, përfundon Kuçinota.

8 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›