E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza shqeteson edhe gjermanet

Qytetarët gjermanë janë gjithnjë e më të shqetësuar nga kriza. Nga një sondazh i realizuar nga DeutschlandTrend vërehet se edhe për gjermanët rritet gjithnjë e më shumë shqetësimi mbi pasojat e krizës dhe recesionit që po godet eurozonën. Nga sondazhi del se 53% e gjermanëve apo një në tre është i frikësuar se kriza do të sjellë pasoja mbi të ardhurat e tyre, ndërsa vetëm 16% janë të bindur se nuk kriza nuk do të ketë asnjë efekt për Gjermaninë. Por jo vetëm kaq, 78% e të anketuarve gjermanë shprehen se e keqja ende nuk ka ardhur, ndërkohë që 55% e tyre janë të bindur se do të ishte më e mirë për Gjermaninë që të mbante markën gjermane si monedhën kombëtare. Gjithsesi 70% e të intervistuarve nga DeutschlandTrend mendon se monedha europiane do t’i mbijetojë krizës dhe do të ekzistojë edhe në vitet e ardhshme. Por të pyetur mbi Greqinë, 83% e gjermanëve është shprehur pa mëshirë se nëse Athina nuk respekton angazhimet e marra me ndërkombëtarët duhet të largohet nga Eurozona.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›