Euro 2012 fanella toksike dhe ndotese

Sikur të mos mjaftonin bastet, trukimet dhe polemikat e tjera që kanë rrethuar Euro 2012, tashmë aktivitetit continental i shtohet edhe një tjetër problem: fanellat e futbollistëve janë toksike dhe ndotëse. Denoncimi është bërë nga organizata europiane e konsumatorëve, BEUK, e cila ka shpjeguar se në uniformat e Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë, Francës, Portugalisë dhe Holandës janë gjetur gjurmë plumbi, nikeli, apo nonilfenoli, të gjitha substance që dëmtojnë shëndetin dhe sistemin nervor.
Hulumtimet kanë treguar se “kimikatet në nivele shqetësuese” ndodhen në vijat e fanellave të skuadrave. Plubmi u gjet në fanellat e Spanjës, Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Italisë, madje në uniformën e spanjollëve dhe gjermanëve plumbi e tejkalonte normën e lejuar me ligj në produktet e përdorura nga fëmijët. Ndërkohë, nikeli ishte tej normës së lejuar në fanellat e Portugalisë dhe Holandës.
Problematike fanella e bashkë-organizatorëve të Polonisë, që sipas BEUK përmbante një përzierje organike që parandalon erën e djersës, por ajo mund të jetë toksike për sistemin nervor. Kimikati tjetër, nonilfenoli, I cili dëmton ambientin dhe ndalohet në çdo burim ujor, u gjet në fanellat e Spanjës dhe Italisë.
Organizata europiane e konsumatorëve sqaroi se meqënëse tifozët do të paguajnë deri në 90 euro për blerjen e një fanelle zyrtare, ata duhet të marrin një product të sigurt dhe cilësor. Si për ironi, kjo organizatë ka bërë të ditur se fanellat jo-origjinale që shiten, janë më të sigurta, pasi në kontrollet ndaj tyre nuk është gjetur asnjë substancë toksike.