Greqia, goditje në industrinë e turizmit

Turizmi në Greqi, foto arkiv
Industria e turizmit grek ka pësuar një goditje të fortë gjatë viteve të krizës dhe të recesionit 5-vjeçar.
Dhuna në sheshe dhe grevat gjatë vitit të kaluar si dhe pasiguria politike aktuale që kulmon me perspektivat për një dalje të Greqisë nga euro kanë frenuar kërkesat nga ana e turistëve për vendin helen.
Presidenti i Shoqatës greke të Turizmit, Andreas Andreadis, ka parashikuar se të ardhurat nga turizmi mund të ulen për këtë vit me 15%.
Sektori bazë i ekonomisë greke është i rëndësishëm si për rritjen e të ardhurave ashtu edhe punësimin pasi një në pesë vet punon në turizëm.
Pritjet e Shoqatës greke të Turizmit flasin për një rënie të interesit nga ana e vizitorëve për monumentet historike dhe ishujt grekë.
Statistikat e Shoqatës Greke të Turizmit flasin për rënie të prenotimeve në 30%. /Katherini/
Përgatiti: E.L