Olldashi: Investitorët arabë të investojnë në rrugë e hekurudha

Në konferencën e tretë të investimeve të huaja në Shqipëri organizuar nga AIDA dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB), Olldashi deklaroi sot se, investimet në infrastrukturën rrugore në 7 vitet e fundit llogariten 2.2 miliardë lekë.
Olldashi bëri të ditur se, është investuar në ndërtimin e segmenteve rrugore që bëjnë lidhjen e Shqipërisë me tregjet rajonale dhe ato evropiane si korridori Veri-Jug, Autostrada e Kosovës, Rruga e Arbrit, rruga Tiranë-Elbasan, akset rrugore Kapshticë dhe Kakavijë. Prioritet, theksoi Olldashi, i është dhënë edhe rrugëve që sigurojnë lidhjen e porteve me kufijtë.
"Synimi ynë është që në fund të këtij mandati qeverisës koha e tranzitimit nga çdo skaj i Shqipërisë drejt Tiranës të jetë reduktuar me 40 %", deklaroi Olldashi. Kreu i MPPT-së ftoi investitorët arab të shikojnë me interes investimet në sektorin e transportit hekurudhor të mallrave, i cili sipas tij, është me përfitim ekonomik. "Situata në sektorin hekurudhor nuk paraqitet e mirë, veçanërisht ajo e transportit të pasagjerëve për shkak të distancës së afërt mes qyteteve, por më mirë paraqitet transporti i mallrave, për shkak të lidhjes së rrjetit hekurudhor me Malin e Zi. Ajo që penalizon më shumë hekurudhën tonë është mungesa e lidhjes me Maqedoninë", tha Olldashi.
Sipas tij, Maqedonia ka 56 km distancë të palidhur me kufirin tonë përmes rrjetit hekurudhor si dhe rreth 60 km me Bullgarinë, për të krijuar atë që do të ishte segmenti hekurudhor i korridorit të 8-të. "Lidhja e mundshme e këtyre dy segmenteve me një efiçencë të lartë ekonomike, sepse praktikisht do të krijonte atë që unë e përmenda, segmentin hekurudhor të korridorit të 8-të, do të bënte të mundur edhe lidhjen hekurudhore të Detit Adriatik me Detin e Zi", u shpreh ministri. Olldashi tha se, paralelisht me rrugët është rritur edhe kapaciteti i porteve, duke patur parasysh rritjen e fluksit të trafikut që do të vinte nga rrugët.
Duke folur për transportin ajror, Olldashi tha se zhvillimi i këtij transporti ndryshe nga ç'ndodhi në vendet evropiane njohu rritje pavarësisht krizës ekonomike globale. "Progresi në transportin ajror është një progres surprizë, duke konsideruar krizën që ka prekur industrinë e aviacionit në kontinentin evropian. Kemi patur një rritje të transportit të pasagjerëve prej 16.7 % dhe një rritje të numrit të fluturimeve me 12.7 % në 2011, në një kohë që pjesa tjetër e kontinentit ka qenë në një rënie prej rreth 9 %", nënvizoi Olldashi. /Start/
2012-06-07 15:38