E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, shtohet numri i divorceve tek emigrantët

GjirokastraGJIROKASTER- Shtohen divorcet mes çifteve të emigrantëve të ardhur nga Greqia. Gati 40% është rritur numri i divorceve në shkallën e parë të gjyqësorit të Gjirokastrës për këtë vit. Shkaqet që kanë çuar në ndarje të çifteve, janë papunësia, gjendja e vështirë ekonomike, kreditë e marra në bankat greke dhe pamundësia e shlyerjes së tyre.

Duke iu referuar statistikave, rezulton se gjatë dy muajve të fundit, vërehet një shtim i ndjeshëm i proceseve gjyqësore për zgjidhjen e martesave krahasuar me periudhat e mëparshme. Bëhet e ditur se, rritja e çështjeve të gjykuara në dy shkallët e gjyqësorit të Gjirokastrës, ka arritur në 40% nga 25% të një viti më parë. Avokatët dhe gjyqtarët vlerësojnë se shumica e çështjeve për zgjidhje martesore, çelen për shkak të problemeve familjare që lidhen me krizën ekonomike që ka mbërthyer Greqinë.

Rajoni jugor i vendit është nga zonat më të prekura nga emigracioni familjar dhe në rrethanat e krizës më të fundit të Greqisë, papunësia dhe vështirësitë financiare, detyron dhjetëra familje, jo vetëm të rikthehen në Shqipëri për tia nisur nga e para, por edhe tw ballafaqohen për divorc në dyert e gjykatave.

Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›