E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përvetësoi 308.000 , pranga ish drejtorit të bankës

Foto Ilustruese

TIRANE- Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë njoftoi sot se ka arrestuar ish drejtorin e filialit të Alfa Bank në rrugën e Dibrës, pasi në kohën e ushtrimit të detyrës ai kishte përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 308 mijë euro.

Lipe akuzohet për kryerjen e veprës penale tëVjedhjes së kryer duke shperdoruar detyren dhe te Fallsifikimit te dokumentave.

Nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal nga institucioni financiar, ALFA Bank, shtetasi Julian Lipe duke përfituar nga pozita e tij si ish drejtor i filialit të kësaj banke në rrugën e Dibrës, ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 308 000 euro.

Sipas Prokurorisë, nga kjo shumë, 110.000 euro, Lipe i ka tërhequr nga kasaforta e bankës pas mbarimit të orarit zyrtar duke shfrytëzuar pozicionin e tij si Drejtor. Pjesën tjetër të shumës, ai e ka përfituar nëpërmjet falsifikimit të formularëve, kartave të kreditit etj., në dëm të klientëve të ndryshëm të bankës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›