Silvio Berlusconi në prag të dorëheqjes
Itali- Menjëherë pas realizimit të kërkesave për të shpetuar nga kriza, që i bëri Italisë Bashkimi Europian pritet që kryeministri Silvio Berlusconi të dorëhiqet. Ndërkohë sot pritet të mbërrijnë në Romë për verifikim të implementimit të masave anti-krizë, inspektorë të BE-së dhe specialist BQE-së.
Pas humbjes së shumicës në Dhomën e Deputetëve, Berlusconi është takuar menjëherë me presidentin Xhorxho Napolitano, në një takim rreth 1 orësh mesohet se kryeministri ka rënë dakort që si fillim duhet miratuar ligji për stabilitetin dhe më pas të flitet dorëheqja.
Dua të shoh në fytyrë tradhëtaret- kështu u shpreh kryeministri italian Berlusconi përpara se të humbiste shumicën në parlament. Pasi po qarkullonin zëra për një dorëheqje të mundshme të tij.
Kryeministri Italian Berlusconi humbi dje mazhorancën në dhomën e deputetëve, ku nga votimi vetëm 308 prej tyre e aprovuan, dhe një abstenoi. SHumica minimale që duhej të merrte kryeministri ishte prej 316 votash. Pjesa më e madhe e opozitës nuk votuan, dhe ishin pikërisht ata të cilët këtë periudhë kanë kërkuar me ngul dorëheqjen e Berlusconit.
Rreth 321 deputetë të pranishëm në sallë nuk moren fare pjesë në votim. Madje kohët e fundit edhe vetë aleatët e Berlusconit i kërkuan dorëheqjen.
Shkrime të tjera me interes: