Kriza, s’preket tregu i sigurimeve
Kriza globale nuk ka ndikuar në tregun e sigurimeve në vend. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në fund të muajit shtator tregu i sigurimeve ka pësuar një rritje prej 14.35 për qind. Sipas të dhënave nga AMF, volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 773.994.000 lekë dhe kap shifrën 6.169.406.000 lekë. Numri i kontratave është rritur me 77.129. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kap shifrën 5.637.038.000 lekë dhe shënon një rritje në masën 12.42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 538.672, duke shënuar një rritje në masën 15.20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 532.367.000 lekë dhe shënon një rritje në masën 39.64% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 46.482, duke shënuar një rritje në masën 14.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008.