E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikuperohet Bogdani, titullar ndaj Udinezes

 

Erjon Bogdani ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen ndaj Milanit dhe është vënë në dispozicion të trajnerit të Kievos, Mimo Di Karlo, për ndeshjen e sotme ndaj Udinezes. Lajmi është njoftuar nga e perditshmja italiane “Il Leggo”, sipas së cilës, bomberi shqiptar nuk ka më asnjë problem. Bogdani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar në këmbë dhe do të jetë sot titullar në linjën e sulmit së bashku me kapitenin Serxhio Pelisier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›