Denzel Washington
Ne dhjetevjecarin e fundit Denzel Washington fytyra kinematografike e heronjve te te drejtave civile si Biko Malcolm X dhe Rubin Hurricane Carter misheron me shpesh njeriun e shtreses se mesme afro-amerikane te perzene nga roli i tij social per shkak te krizes ekonomike. Ne filmin John Q ne vitin 2002 ishte nje baba qe i deshperuar se nuk kishte para per ti bere vajzes transplantin e zemres mori peng gjithe punonjesit e spitalit. Me te zbutura tonet ne filmin Pehlam 123 ku eshte nje nepunes i thjeshte metroje dhe ishte ulur ne detyre pasi akuzohej se kishte bere korrupsion per te paguar shkollen e djalit. Ne filmin plot adrenaline Unstoppable te Tony Scott qe pritet te dale ne kinemate europiane me 12 nentor eshte nje inxhinier veteran i menjanuar nga nje djalosh i ri qe kishte ardhur me rekomandim Chris Pine. Rutina e punes nderpritet kur te dy thirren per te ndalur nje tren plot me materiale radioaktive te lene pa kontroll drejt qendres se qytetit. Ja se cfare tregon 56-vjecari Denzel Uashington per sipermarrjen e tij te re Unstoppable eshte nxjerre nga nje histori e vertete eshte nje film qe te argeton plot ndjekje dhe shperthime. Por bukuria e te punuarit me Tony Scott une e kam filmin e peste qe bej me te qendron ne faktin se arrin gjithmone te me jape role te nje rendesie te madhe pervecse shume te bukur. Historia qe filmi tregon eshte ajo e nje treni qe ecen por edhe raporti mes dy burrave me moshe dhe prejardhje sociale te ndryshme. Filmi fotografon nje lufte mes punetoreve ne nje faze shume te rende te stanjacionit ekonomik. Ndermarrjet e prekura nga kriza debojne tekniket e vjeter dhe te zote per ti zevendesuar me me te rinjte. Personazhi im u meson te ardhurve si mund ta bejne punen ne menyre qe te zene nje vend pune.
Kriza e tregut te punes eshte nje nga emergjencat me te cilat po perballet sot Amerika
Eumlshte e para mes tri te tillave. Por eshte edhe prioriteti qe Barak Obama duhet te kete ne axhenden e tij. Njerezit kane nevoje te punojne.
Presidenti dhe demokratet jane pas ne sondazhe per zgjedhjet e nentorit
Ka shume cinizem ne median amerikane. Une jam me optimist.
Ju keni qene nje nga mbeshtetesit me te medhenj te Barak Obames. E ke menduar te hyni ne politike
Politika nuk me intereson shume. E njoh dhe e mbeshtes Presidentin qe e ka ndryshuar pergjithmone kete vend. Kur isha femije nuk kishte asnje afro-amerikan ne poste drejtuese. Sigurisht qe ishte i madhi Martin Luther King por nuk ishte Presidenti. Fale Obames sot kushdo ne SHBA i bardhe apo i zi e di qe mund te behet dicka ne jete nese e meriton.
Si aktor punon ne filma popullore si regjisor synon angazhimin social Anwone Fisher ishte historia e vertete e rikuperimit social te nje marinari te veshtire. The great debaters ishte per jeten e profesorit me ngjyre Melvin Tolson.
Jam krenar per keto dy krijesa te miat. Mendoj se mund te drejtoj akoma. Te bej filma me argeton shume. Per shembull me filmin Unstoppable mesova te drejtoj nje tren. Ne filmin Codice Genesi u stervita nga artisti me i madh i arteve marciale ne bote Danny Inosanto bashkekohes i Bruce Lee.
Ju e keni cilesuar veten si njeri i zakonshem qe ben nje pune te jashtezakonshme. Eumlshte modesti apo beson vertet
Me ka bekuar Zoti me aftesine dhe talentin per te aktruar dhe me coi me lart sesa kisha enderruar. Nuk e shoh veten si nje njeri te jashtezakonshem jeta ime po eshte e tille.
Ju jeni edhe shembull i endrres amerikane. Ke lindur i varfer ke nisur te punosh qe ne moshen 11-vjecare duke bere lloj-lloj pune nga berberi te muratori apo postieri. Miqte e tu te femijerise kane vdekur nga AIDS dhe heroina. Perkundrazi ju fituat dy Oscar.8232
Une besoj tek endrrat dhe mendoj se nuk kane lidhje vetem me Ameriken. Cdo djalosh ne Itali France apo Australi duhet te kete te drejte te enderroje te kete nje projekt per jeten dhe te punoje shume per ta realizuar.
Sa kane ndikuar te ju mesimet e babait tuaj qe ka qene pastor Ke menduar ndonjehere per tiu perkushtuar rruges se fese
Edukimi i babait tim ka qene vertet thelbesor. Po eshte e vertete ne nje periudhe kohe mendova per nje karriere si pastor. Por e ndiej veten dhe pak prift teksa bej punen time. Une qe tani kam para dhe jam i famshem perpiqem ti frymezoj te tjeret dhe te ndaj nje pjese te asaj qe kam. Ne dhjetor do te prezantoj mbremjen e cmimit Nobel ne Izrael. Do te jete nje emocion i madh.
Edhe martesa juaj aq jetegjate eshte nje rast i rralle ne Hollivud..
Ka martesa te lumtura edhe ne Hollivud edhe pse mendja perqendrohet gjithmone tek ato qe jane me probleme dhe qe shkaterrohen. Ne jeten tone ne ecim me modele pozitive. Duan ti rrisim femijet tane te shendetshem dhe te plakemi te bashke. E ku ka gje me te bukur ne bote sesa nje familje ne harmoni dhe e gezueshme.