E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, tragetet greke vijnë në Durrës

Traget i kompanisë "Anek Lines"

Kriza greke ka bërë që kërkohen burime të reja dhe rrugë tregtare të reja për mjetet detare që pritet që gjatë krizës të mbeten pa punë. Këto burime ndodhen edhe në vendet fqinje me Greqinë siç është Shqipëria.

Sikurse njoftojnë mediet italiane, këto ditë autoriteti portual i Levantes dhe kompania Greke e lundrimeve Anek Lines kanë njoftuar për një linjë të re tragetesh mes portit te Barit dhe të Durrësit. Kjo linje do te shërbejë në transportin e mallrave tregtare si dhe të pasagjerëve duke filluar nga data 12 qershor dhe do te jetë në udhëtime të përditshme deri me 15 shtator në bashkëpunim me tragetet e Adriatika-s.

Njëkohësisht  burime nga Kapitaneria e Portit të Durrësit kanë konfirmuar se ky traget është marrë me qira nga kompanitë operatore të linjave dhe pritet të fillojë punë nga mesi i javës së ardhshme rreth datës 12 qershor. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›