5 në pranga, akuzohen për vjedhje

Një person duke vjedhur, foto arkiv
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave, të cilët akuzohen për vjedhje.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë se, në pranga kanë rënë, Simon Leskaj, 24 vjeç; Landi Manolaj, 19 vjeç; Bujar Kalemi, 37 vjeç, si dhe janë shpallur në kërkim 23-vjeçari me iniciale R. B. dhe 30-vjeçari me iniciale, E.N.
Sipas policisë, të ndaluarit gjatë periudhës 2010-2012, në vende dhe kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa fshatra të rrethit të Vlorës dhe Sarandës kanë realizuar 7 vjedhje, baxhosh dhe një numër të madh bagëtish, si dhe në disa raste edhe objekte fetare.
Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera, ku të sipërpërmendurit mendohet të jenë përfshirë. /E.L/