Maturantët, formulari A2 online

Gjimazistët në shkolla, foto arkiv
Maturantët këtë vit për herë të parë plotësimin e formularit A2, do ta bëjnë në mënyrë elektronike.
Formulari A2, i cili përcakton degën se ku do të nisin studimet e larta maturantët, do të bëhen në mënyrë elektronike.
Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) bën të ditur se, maturantët do të kenë mundësi që ta printojnë formularin, të ushtrohen për plotësimin e tij, por varianti i vlefshëm do të jetë vetëm ai që do të plotësohet online.
Për plotësimin e formularit, agjencia iu ka dërguar një udhëzim dhe kërkesë drejtorive arsimore për nevojat logjistike që kanë.
AKP ka thënë se, do të vihet në dispozicion një laborator i posaçëm që do të përdoret për aplikimin online të formularit A2.
Udhëzimi për plotësimin e formularit A2 pritet të publikohet në fund të muajit qershor. /E.L/