E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Ligji për pastrimin e parave të veprojë mbi Berishën

 Balla tha se  kryeministri duhet të risqarojë në përputhje me ligjin çfarë lidhjesh ka me Damir Fazlliç apo Ali Evsen, që është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 “Me të hyrë në fuqi ky ligj, Sali Berisha duhet të risqarojë marrëdhënien e tij me Damir Fazlliç. E ka mik, person të njohur apo bashkëpunëtor të ngushtë. Me të hyrë në fuqi ky ligj, Sali Berisha duhet të sqarojë marrëdhënien e tij me shtetasin turk Ali Evsen, i cili megjithëse është nën hetim ndërkombëtar për pastrim të parave të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, po shfaqet shpesh në krah të Sali Berishës në darka apo vizita zyrtare. E ka mik, person të njohur apo bashkëpunëtor të ngushtë”, tha ai në emër të grupit të partisë së tij.

Balla tha se në të gjitha rastet, vota e opozitës ka qenë pro, teksa shtoi e ndryshimet e propozuara janë të papërputhshme plotësisht me standardet e kërkuara. “Konstatojmë me keqardhje për të disatën herë se në dokumente zyrtarë që mbajnë firmën e Kryeministrit, ngatërrohen institucionet evropiane. Ngatërrohet Këshilli Evropian një institucion i Bashkimit Evropian me Këshillin e Evropës. Konstatojmë gjithashtu me keqardhje një nivel shumë të ngadaltë të përditësimit të kuadrit tonë në ligjor në këtë fushë. Projekt-ligji i paraqitur nga Qeveria është fokusuar tërësisht në rekomandimet e Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, të prillit 2011 ndërkohë që si Komisioni Europian, ashtu edhe Task Forca (ndërkombëtare) e Veprimit Financiar (The Financial Action Task Force – FATF) kanë përgatitur tashmë strategji dhe mekanizma të rinj që përcaktojnë standarde të reja në luftën e kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ndryshimet e propozuara nga Qeveria, nuk reflektojnë të tërësinë e tyre 40 rekomandimet Task Forcës (ndërkombëtare) të Veprimit Financiar”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2012-06-07 13:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›