Berisha-Saninno: Zaganjori kandidati konsensual
Gjatë takimit i bisedua për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku Berisha theksoi se procesi po zhvillohet në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Kryeministri shtoi se po zhvillohen negociata dhe konsultime të gjera, ndërsa shprehu besimin se procesi që po zhvillohet në Parlament dhe kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik.
Gjithashtu, kryeministri vlerësoi angazhimin e Komisionit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në ndihmën që i jep Shqipërisë për çuarjen përpara të reformave të nevojshme për integrimin evropian. Në përgjigje të interesit të zotit Sannino për vazhdimësinë e këtyre reformave, kryeministri Berisha e siguroi atë për angazhimin e plotë të mazhorancës për përmbylljen e tyre sa më shpejt në përputhje me rekomandimet dhe prioritetet që Shqipëria ka në procesin e integrimit. /Start/
2012-06-07 13:19