E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe pas inaugurimit, me një kalim

Inaugurimi i tunilit të "Ujit të Ftohtë"

Tuneli i Ujin e Ftohtë, edhe pas inaugurimit para disa ditësh nga kryeministri, qytetarët e Vlorës si dhe shumë të tjerë përdorues rruge menduan se trafiku dhe kalimi për në zonën e rivierës do të ishte më komod dhe pa trafik. Por në këtë rrugë ende vazhdojnë të jenë tabelat e moslejimit të automjeteve për të hyrë në tunel.

Në brendësi të tunelit janë të vizuara dhe shigjetat e kalimit nga të dyja anët e tunelit, (hyrje dhe dalje) por policia rrugore bën ndalimin e automjeteve të cilat hyjnë për në tunel nga ana jugore e këtij të fundit.

Qytetarët  dhe drejtuesit e automjeteve shprehen të zhgënjyer për këtë investim, i cili do të lehtësonte trafikun dhe nuk do të kalonin më nga rruga sipër tunelit e cila është tërësisht e amortizuar.

Ata shprehen se shumë drejtues automjetesh po marrin gjoba pasi hyjë në këtë tunel, duke shkelur dhe tabelën, gjë që për ta duhej të hiqej në momentin e inaugurimit të punimeve, nga vetë kryeministri.

Ky investim prej më shumë se 100 milion lekësh do të bënte që hyrja dhe dalja nga Vlora do të sillte më shumë frymëmarrje dhe jo më radhë të gjata në trafik. /A.Peçi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›