Milani kërkon revanshin kundër “tabusë” angleze
TIRANE-Milani do të luajë sot në mbrëmje kundër Arsenalit, në ndeshjen e parë të të tetave të finales së Champions League. Kampionët e Italisë kërkojnë të thyejnë një tabu ndaj skuadrave angleze, nga të cilat janë eliminuar tre herë në 4 vitet e fundit. Trajneri Masimiliano Alegri do të ketë në dispozicion një skuadër thuajse të plotë për këtë sfidë, duke nisur nga Zllatan Ibrahimoviç e Kevin Prins Boateng, që e ka lënë pas dëmtimin. “Jemi të shqetësuar, sepse Arsenali luan një futboll të shkëlqyer dhe ka futbollistë shumë të talentuar, - deklaroi Alegri. – Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje, sepse nuk është një ndeshje e vetme. Por, nuk është çështje fantazmash. Arsenali luan shpejt dhe bukur. Do të jetë shumë e vështirë për ne të kalojmë turin, por jam i sigurt se mund t’ia dalim”, shtoi tekniku i Milanit. Ai ka deklaruar gjithashtu se “është shumë e rëndësishme që Milani të mos pësojë gol në ndeshjen e parë”, ndërsa ka pranuar se Arsenali nuk ka vetëm Van Persin të rrezikshëm. “Duhet durim, sepse ata janë vrasës në kundërsulm. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e vjetshme me Totenhemin, kur mjaftoi një moment hutimi që të ndëshkoheshim”, deklaroi Masimilano Alegri. Ndërkohë, mbrojtësi Tiago Silva ka deklaruar se prezenca e Tieri Henri në skuadrën e Arsenalit, e rrit forcën e këtij ekipi. “Ai është një futbollist me histori të madhe jo vetëm për Arsenalin, por edhe për kombëtaren franceze”, deklaroi mbrojtësi brazilian. Që prej fitimit të Ligës së Kampioneve në vitin 2007, në finalen ndaj Liverpulit në Athinë, Milani është eliminuar vetëm nga skuadra angleze në Champions League. Arsenali, Mançester Junajtid dhe Totenhemi, kanë arritur të nxjerrin jashtë 7 herë kampionët e Evropës.
ARSENALI
Arsenali kërkon të përsërisë historinë në përballjen e sotme kundër Milanit, në “San Siro”. “Topçinjtë” arritën të kualifikoheshin në vitin 2008, duke barazuar pa gola në Londër dhe duke fituar 2-0 në Milano. Për Tieri Henri do të jetë ndeshja e fundit me ekipin anglez, përpara se ai të rik-
thehet te Nju Jork Red Bulls në fundjavë. Shpresat e “Topçinjve” janë tek holandezi Robin Van Persi, që ka qenë lideri i tyre deri në këtë fazë të sezonit. “Nuk e prisja që Henri të kishte këtë formë, - deklaroi Venger. – Ai ka shënuar shpesh në Itali, por mendoj se mund ta bëjë sërish, pasi duket që është në gjendje të luajë në nivele të larta. Të gjithëve na vjen shumë keq që do të largohet sërish, sepse nuk e mendonim që do të ishte kaq i
rëndësishëm kur firmosi”, shtoi tekniku francez. Veç Henri, në superformë për Arsenalin janë edhe Çambërlein e Teo Uollkot. Sfida në “San Siro” do të gjykohet nga arbitri hungarez Viktor Kasai.
(d.b/BalkanWeb)