E Diel, 1 Nëntor 2026

Krizë financiare apo krizë civilizimi?

Bilbil Beqiri

Ditët e sotme mund të kesh një mendim negativ për grekët. Mund të vësh në dukje shkëputjen që ata kanë krijuar me realitetet e botës, letargjinë në punë dhe mënyrat sesi ata janë mësuar me një jetë të thjeshtë. Mund të qortosh mbështetjen që po marrin nga xhepat e evropianëve të tjerë për të mbijetuar. Gjithashtu, mund të komentosh mbi konfliktet e votuesve grekë, të cilat do të përsëriten në zgjedhjet e 17 qershorit. Të gjitha këto pikëpamje mund të jenë të arsyeshme, të paktën nga ana financiare. Por sot, ka miliona njerëz të cilët, megjithëse sillen si grekët, thonë: Bëhuni realistë: Kërkoni të pamundurën.
Këta shtetas evropianë na kujtojnë një të vërtetë të harruar: Ekonomia ekziston për njerëzit dhe jo e kundërta. Ky problem filloi me një krizë borxhesh, dhe më pas u kthye në një krizë financiare botërore, por, në fakt, është një krizë e të gjithë sistemit ose, po të përdorim fjalët e filozofit francez Edgar Morin, një krizë e civilizimit. Pavarësisht kësaj, politikanët dhe ata që marrin vendime të rëndësishme në të gjithë botën vazhdojnë ta perceptojnë si një çështje të thjeshtë keqmenaxhimi të financës.
Meqenëse Evropa nuk krahasohet me Kinën, dhe këto turma të pakënaqura njerëzish e kanë bërë protestën traditë, ata përdorin armën e fundit që kanë në dispozicion, votimin e fshehtë sa më shumë të jetë e mundur. Nëse sot politikania më e suksesshme nga ana financiare humbet pozicionin e saj për shkak të zgjedhjeve, problemi qëndron diku tjetër. Te një fakt që, në mars të 2011-ës, Angela Merkel ka humbur tre zgjedhje të rëndësishme në tre lande të Gjermanisë. Gjithashtu, nëse zgjedhjet do të bëheshin në Spanjë, kryeministri Mariano Rajoy do ta kishte shumë të vështirë të ruante postin e tij. As presidenti i ri i Francës, François Hollande, nuk ka ndonjë zgjidhje të mrekullueshme .
Problemi kryesor nuk është te financa dhe ekonomia që janë zhytur thellë në krizë për ekzistencë, që ka detyruar të vihen në provë të gjitha doktrinat e ekonomisë. Nga kjo pikëpamje Greqia mund të duket si një rast shumë i parëndësishëm. Axhenda ditore e kontinentit tani përbëhet nga një gjendje konstante kundërshtimi dhe kryengritjeje, si dhe nga kërkimi i rrezikshëm për njerëz të akuzuar dhe fajtorët. Mungesa e pikëpamjeve të sakta krijon një largesë dhe një përshtypje pesimiste në të gjithë kontinentin. Fatkeqësisht, shembulli i progresit të pa ndalur, i cili është imagjinar dhe i vënë në punë nga Evropa për pjesën tjetër të botës, tani po shembet rreth kontinentit e në të gjithë shtetet e zhvilluara. Shembja e radhës do të jetë ajo e shteteve në zhvillim të cilët, si budallenj, i kanë shkuar nga pas. Pas këtyre rënieve qëndron besimi i verbër ndaj jetës së pafundme të progresit dhe besimi i verbër në mundësinë e sistemit për tu rinovuar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›