Flotilja, “Izraeli saboton edhe anijen irlandeze”

Më herët këtë javë, aktivistët akuzuan Izraelin për sabotimin e anijes greko-suedeze “Juliano”, helika e së cilës u gjet e prishur teksa ishte ankoruar në portin e Pireut.
Sipas aktivistëve, anija irlandeze ishte dëmtuar në një masë të tillë saqë ajo mund të ishte fundosur në mes të oqeanit dhe mund të kishte shkaktuar fatalitete. “Saoirse” u ankorua në ujërat territorial të Turqisë kur u vunë re avaritë.
Zëdhënësi i flotiljes, Dror Feiler, theksoi se nuk ka prova që pas këtij akti të shëmtuar është Izraeli, por është e qartë se ky shtet do të bënte gjithçka për të ndaluar anijet nga lundrimi në Gaza.
“Unë pashë dëmin, dhe dukej që ishte kryer në mënyrë të planifikuar dhe profesionale”, theksoi ai duke shtuar se “qeveria izraelite është e vetmja që mund të përfitojë nga kjo”.
Organizatorët e lundrimit të flotiljes pritet të mbajnë sot një konferencë shtypi ku do të zbulojnë detaje të tjera rreth incidentit./Start/F. Prroni/
2011-06-30 10:51