E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, sot votohet për implementimin e paketës

Votimi bëhet për të vendosur në praktikë rritjen e taksave, shkurtimin e pagave dhe privatizimeve të miratuara në princip të mërkurën.

Menjëherë pas miratimit, Bashkimi Evropian theksoi se votimi ishte tërheqje nga “skenari i rëndë i falimentimit.

Reagimi i publikut ka qenë tejet i dhunshëm dhe armiqësor teksa debate në parlament është shoqëruar në vijimësi me greva dhe protesta të dhunshme në sheshet kryesore të Athinës.

Përleshjet në sheshin “Syntagma” jashtë parlamentit vijuan gjatë të gjithë natës, teksa policia iu kundërpërgjigje me gaz lotsjellës gurëve të të rinjve.

Protestuesit i vunë zjarrin një zyre postare në ndërtesën e ministrisë së Financave, në një tjetër pjesë e sheshit.
Deputetët pritet të votojnë sot para orës 14:00, bën me dije rrjeti britanik BBC.

Zyrtarët qeveritarë shprehen shpresëplotë se ata që i mbështetën në votimin e së mërkurës, kur paketa u miratua në princip me 155 vota pro dhe 138 kundër, do të votojnë po ashtu edhe për implementimin e kësaj pakete./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-30 10:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›