U17, Shqipëri-Gjermani 0-1

/* */
Shqipëria U-17 humbi minimalisht 1-0 me Gjermaninë e kësaj moshe, me një penallti të realizuar nga Sar (52’), në eliminatoret që Euro 2012, që po zhvillohen në Estoni.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Shqipëria e drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç, bëri një paraqitje të mirë, por u ndëshkua nga një faull i shkaktuar kapiteni Kristi Marku, e që u konvertua në gol nga mbrojtësi Marian Sarr, ky i fundit luan me Bajer Leverkuzen në Gjermani.
Në takimin e parë, Shqipëria fitoi 2-1 me Sllovakinë, ndërkohë që pas tri ditësh (18 tetor) do të luajë me Estoninë vendase dhe ka shumë mundësi që të zërë vendin e dytë në grup.
Në takimin e parë, me Sllovakinë, heroi ishte Franc Ymeraliaj, i cili shënoi të dy golat për Kombëtaren tonë: 43’ dhe 58’. Për sllovakët golin e barazimit të përkohshëm 1-1 e realizoi Durish në të 45’. Takimet luhen 80 minuta.
Gjermania kryeson grupin me 6 pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria 3, ndërkohë që po luhet Estoni-Sllovaki.
NDESHJET E SHQIPERISE
Sllovaki-Shqiperi 1-2 Shqiperi-Gjermani 0-1 Estoni-Shqiperi 18.10