Kuqezinjtë U-17 munden nga gjermanët vetëm me një penallti
SHQIPËRI GJERMANI 0-1
Shënues: Sarr 51 (11-m)
Shqipëria: Teqja, Jonuzi, Marku, Çekiçi, Kalaja, Ymeralilaj, Ymeraj (Sallaku 59), Hoxhallari, Hoxha, Gjonaj, Hakrama. Trajner: XH. Mustedanagiç
Gjermania: Shnitzler, Iter, Dudziak, Sarr, Sule, Goretzka, Ditgen (Selke 73), Benkarit, Mejer, Frode (Brandenburger 65), Mauresberg ( Hilsner 53) Trajner: S. Boger
Gjyqtarë: D. Kharitonashvili , B. Çiçinadze (Gjeorgji), M. Mikson (Estoni)
Kartonë të verdhë: Marku, Çekiçi, Hoxhallari, Hakrama, Gjonaj
Kuqezinjtë 17 vjeçarë ndonëse janë mundur 1-0 nga Gjermania kanë bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e dytë të Grupit 12. Kombëtarja U-17 që drejtohet nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç është mposhtur nga gjermanët vetëm me anë të një 11- metërshi, që u shënua nga Sarr në minutën e 51-të. Pjesa e parë 40 minutëshe ka nisur mirë për kuqezinjtë, ku në minutën e parë Ymeraj rrezikon nga një godije standrate. Më pas janë gejrmanët, që marrin iniciativën, por edhe 17-vjeçarët shqiptarë kanë shanset e tyre, kryesisht me goditje standarte. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Edhe pjesa e dytënissi e para, ku janë kuqezinjtë që rrezikojnë, por pa ia arritur qëllimit. Në minutën e 51-të kapiteni Marku shkakton penallti, dhe është Sarr që e shëndërron në gol për gjermanët. Pas golit Shqipëria e shton presionin, po pa arritur të ndryshojë rezultatin. Në këtë pjesë të dytë kanë qenë pesë kuqezinjtë, që janë ndëshkuar me kartonë të verdhë. Ndonëse kanë humbur, duhet vlerësuar performanca e kuqezinjëve 17 vjeçarë dhe me këtë rezultat lë të kuptosh se vendi i dytë në grup është i mundshëm.Parady ditësh Shqipëria ka mundur 2-1 Sllovakinë, ndërsa Gjermani ka fituar 5-0 ndaj Estonisë. Çështjen e kualifikimit të kombëtares U-17 do ta vendosë sfida e fundit e grupit mes Shqipërisë dhe Estonisë.
