E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia-Tirana 2-2, shou eurogolash

/* */

Xhevair Sukaj dhe Gavrilo Petroviç i siguruan një avantazh të dyfishtë Vllaznisë, por dy gola brenda katër minutash të shënuar nga talenti Mario Morina dhe mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, fiksuan shifrat 2-2 në “klasiken” e futbollit shqiptar.

Supersfida e javës së 5-të e zhvilluar në “Loro Boriçi”, me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, në tribunën “VIP”, prodhoi emocione dhe adrenalinë-

Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë, Xhevair Sukaj, në minutën e e 51-të realizoi një eurogol pas një predhe nga rreth 40 metra, duke lenë të shtangur portierin Ilion Lika. Goli i tij i pestë sezonal.

Dhjetë minuta më pas, blerja verore e Vllaznisë, mbrojtësi malazez Gavrilo Petroviç, realizoi një tjetër gol të bukur, me një gjuajtje nga rreth 20 metra, e duke i çuar shifrat në 2-0.

Tirana gjeti forcë realizuese, kur dhe njëherë tjetër sulmuesi i ri i talentuar, Mario Morina, hapi ndeshjen me golin e tij në minutën e 73-të. Goli i tij i dytë rresht, përfshirë dhe atë me Flamurtarin.

Tri minuta, më pas ishte mesfushori Klodian Duro, i cili ka dalë kampion me Vllazninë në sezonin 2000-2001, ai që barazoi shifrat në 2-2, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht se Sukaj pati një rast të artë në limitin e takimit. Për Duron, kampion edhe me Tiranën, ku ishte goli i parë sezonal në dy ndeshje me bardheblutë.

KATEGORIA SUPERIORE
Java e 5-të

Sot, 14 tetor
Tomori-Laçi        0-1
Shënues: Trajkoviç 34’ (p)

Bylis-Kastrioti        0-1
Shënues: Plaku 9’

Të shtunën, 15 tetor

Flamurtari-Pogradeci  2-0
Shënues: Hysa 56′, 92′

Vllaznia-Tirana 2-2
Shënues: Sukaj 51′, Petroviç 60′/ Morina 76′, Duro 79′

Skënderbeu-Kamza        18:00

Të dielen, 16 tetor
Dinamo-Shkumbini     13:00
Apolonia-Teuta        14:00

Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia)

3 gola: Dimo (Bylis, 1p); Bala (Tirana); Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia), Hysa (Flamurtari)

2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia)

1 gol: Gërxho (Apolonia); Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari); Mici (Kamza), Pema (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana); Markoviç (Teuta), Hyshmeri (Teuta), Çota (Teuta); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)

Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›