E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari-Pogradeci 2-0, dopio Hysa

/* */

Dy gola të realizuar nga Vilfor Hysa (56′ dhe 92′) i garantuan një fitore të pastër 2-0 Flamurtarit ndaj Pogradecit, debutuesve të Kategorisë Superiore.
Një fitore e kërkuar me shumë grinte nga vlonjatët e Edmond Lutajt, që synonin të fshinin nga kujtesa dy humbjet me Teutën dhe Tiranën.
Për ish-sulmuesin e Teutës dhe Laçit këta ishin golat me numër 2 dhe 3, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i kuqezinjve vlonjatë.
Flamurtari u ngjit në kuotën e 9 pikëve, një më pak se Tirana (10), që nga ana e saj barazoi 2-2 me Vllazninë në Shkodër.
Për Pogradecin kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në transfertë. 

KATEGORIA SUPERIORE Java e 5-të
Sot, 14 tetor Tomori-Laçi        0-1 Shënues: Trajkoviç 34’ (p)
Bylis-Kastrioti        0-1 Shënues: Plaku 9’
Të shtunën, 15 tetor
Flamurtari-Pogradeci  2-0 Shënues: Hysa 56′, 92′
Vllaznia-Tirana 2-2  Shënues: Sukaj 51′, Petroviç 60′/ Morina 76′, Duro 79′
Skënderbeu-Kamza        18:00
Të dielen, 16 tetor Dinamo-Shkumbini     13:00 Apolonia-Teuta        14:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›