E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, Socialistët humbin zgjedhjet

Opozita e djathtë në Bullgari, ka shënuar fitore të bindshme në zgjedhjet parlamentare. Partia Konservatore GERB, e themeluar vitin e kaluar, ka fituar rreth 40 % të votave, ndërsa socialistët në pushtet kanë fituar më pak se 18 %. Kryeministri Sergei Stanishev ka pranuar humbjen. Ndërsa shefi i GERB-it, kryebashkiaku i Sofjes dikur një ish-truproje, Boiko Borisov, bëri të ditur se si kryeministër do të ndërmarrë një luftë të ashpër kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor, rezultatet zyrtare nuk do të jepen edhe disa ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›