Masat antikrizë, Të rritet vlera e paketës së shpëtimit
Romë- Udhëheqësit e 4 prej shteteve më të zhvilluar janë takuar sot në Romë dhe kanë arritur në përfundimin se duhen më shumë fonde për ti dhënë fund krizës evropiane.
Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës, kanë rënë dakord se është e nevojshme një paketë me vlerë 163 miliardë dollarë për ti dhënë shtysë ekonomisë në zonën euro.
Gjatë një konference për shtyp kreu i shtetit francez Fracois Hollande deklaroi se miratimi i kësaj pakete do të sjellë rritjen e ekonomisë, duke thënë se fondet janë të barazvlefshme me rreth një përqind të prodhimit të brendshëm të eurozonës.
Udhëheqësit po përpiqen të gjejnë një emërues të përbashkët përpara takimit të Bashkimit Evropian, ku do të kërkojnë një rritje prej 130 miliardë eurosh të paketës ekonomike.