E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bramertz: Mlladiçgjendet në Serbi

BEOGRAD-  Kryeprokuri i Tribunalit të Hagës Serzh Bramertz deklaron se Mlladiç gjendet në Serbi dhe se “çelësi” për kapjen e tij gjendet në Beograd.

Në një prononcim për median serbe Bramertz shtoi se Haga pret nga Serbia të “bëjë atë që është e kuptueshme të pritet nga një shtet” në lidhje me arrestimet e Mlladiç e Haxhiç.

Ish gjenerali serb i Bosnjes ndodhet në arrati që prej fundit të luftës në Bosnje, 1995. Ai akuzohet për vrasjen e më shumë se 7 000 burrave dhe djemve myslimane në Srebrenicë të Bosnjës.Ai akuzohet gjithashtu dhe për krime lufte dhe genocid.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›