Minatorët sërish në protestë: Forcat politike të na takojnë
BULQIZË- Minatorët e Bulqizës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre përpara zyrave të “ACR”, protestë e cila vazhdon tashmë prej 3 muajsh, në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre üpër rritjen e rrogës 20-40 për qind, për kushte më të mira pune, për uljen e moshës së pensionit, si dhe për largimin nga detyra të administratorit të kompanisë “Albanian Crom”.
Paraditen e sotme 5 përfaqësues të t6yre janë takuar me kryebashkiakun e Bulqizës, në lidhje me deklaratat që ky i fundit ka bërë më herët. Keta, është shprehur se kompania ACR ka plotësuar kërkesat kryesore ekonomike të minatorëve. “Dyshoj se refuzimi për arritjen e një marrëveshjeje dhe nënshkrimin e saj nga të dyja palët pa paragjykime, mund të ketë edhe prapavijë politike, që nuk i shërben zgjidhjes së problemit, përkundrazi e vështirëson edhe shumë më tepër atë”, ka deklaruar ai.
Minatorët nuk kanë nguruar t’i lëshojnë sot një apel edhe klasës politike. “Forcat politike të vijnë këtu të na takojnë”, shprehen ata.
Minatorët e Bulqizës i kanë kërkuar dje Parlamentit të ndërhyjë për të zgjidhur konfliktin mes tyre dhe kompanisë ACR. Vetë Kreu i Konfederatës së minatorëve Kol Nikollaj, apeloi për zgjidhje, në të kundërt minatorët janë të vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre.
(m.a/BalkanWeb)