Kroaci, antarësimi në BE i parashikuar për në 23 korrik 2013
BRUKSEL - Kroacia përfundoi sot me sukses bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pritet të bëhet anëtari i 28-të i bllokut më 1 korrik 2013, njoftoi presidenca hungareze e BE-së. "Kjo është një ditë historike për Kroacinë dhe Bashkimin Evropian. Nëse gjithçka zhvillohet sipas parashikimit, Kroacia do të bëhet anëtari i 28-të i BE-së duke filluar nga 1 korriku 2013", deklaroi në Bruksel ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Martony, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së. "Tashmë mund të themi se objektivi është integrimi duke filluar nga 1 korriku 2013", shtoi ai.
Edhe zëvendëskryeministri kroat, i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Gordan Jandrokovic, e vlerësoi këtë ditë si "shumë të rëndësishme për Kroacinë". Ai premtoi se vendi i tij do të bëhet "një nga avokatët kryesorë" të vazhdimit të zgjerimit të BE-së me vende të tjera të Ballkanit.
Kroacia përfundoi zyrtarisht sot, disa orë përpara përfundimit të presidencës hungareze të BE-së, bisedimet e anëtarësimit të filluara në 2005, pasi mori javën e kaluar dritën jeshile në parim nga liderët evropianë.
Të 35 kapitujt përshkuan këtë trajektore të gjatë bisedimesh. Këto të fundit synojnë që një vend kandidat të përshtasë legjislacionin e tij me standardet evropiane në të gjitha fushat: drejtësi, të drejtat themelore, por edhe në konkurrencë, transporte, energji, politikë ekonomike dhe monetare, bujqësi, fiskalitet etj.
Bisedimet u bllokuan për një kohë të gjatë në çështjet e drejtësis, pasi BE-ja kërkonte përparime në fushën e luftës kundër korrupsionit, ndjekje penale kundër kriminelëve të luftës dhe bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugoslalvinë në Hagë si dhe një reformë të drejtësisë që siguron pavarësinë e gjykatësve.
Etapa e ardhshme: hartimi i traktatit të anëtarësimit që do t'i përfshijë të gjitha këto dispozita e bardha në të zezë. Zagrebi shpreson se dokumenti prej 100 faqesh, që pritet të hartohet në 23 gjuhë zyrtare të BE-së dhe në kroatisht, do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm.
Në një deklaratë që do të miratohet nesër gjatë një samiti në Bruksel, kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së e kanë miratuar tashmë de fakto përfundimin e bisedimeve, duke hapur derën e bllokut evropian për Zagrebin dhe duke shprehur besimin se traktati i anëtarësimit do të nënshkruhet përpara fundit të vitit".
(a.h/ATA/BalkanWeb)