Murinjo-Vilas Boas, nis lufta mes “Specialëve”
SPANJE- Nga të pandarë, në rivalë të mëdhenj. Zhoze Murinjo dhe Andre Vilas Boas, pasi kanë qenë së bashku në pankinë në vitet 2002-2009, tashmë duken në “luftë” mes tyre. Shkak për këtë është bërë fakti se Reali i Madridit dhe Çelsi kanë piketuar në merkato të njëjtat objektiva. Blutë e Londrës kanë marrë direktiva të qarta nga trajneri i tyre i ri: Nejmar, Aguero, Koentrao dhe Serxhio Ramos. Tre të parët i pëlqejnë edhe Murinjos, ndërsa Ramos është një nga lojtarët kryesorë të ekipit madrilen.
Shtypi spanjoll shkruan se raportet mes Murinjos dhe “dishepullit” të tij tashmë janë në pikën më të ulët, ndonëse krisjen e madhe ato e morën në vitin 2009, kur Vilas Boas vendosi të bëhej trajner i Akademika Koimbra, duke mos pranuar të qëndronte tek Interi. Një lëvizje e papjekur, sipas Murinjos. Fjalët e Vilas Boas në konferencën e prezantimit te Çelsi (“Unë nuk jam një njeri shfaqjesh, por e bëj skuadrën time të luajë bukur”), i kanë dhënë startin një lufte të ftohtë mes tij e ish-mësuesit. Ai ka bërë listën e merkatos dhe në të përfshihen të njëjtat emra që kërkon edhe Murinjo, ç’ka ka nxitur një krizë në raportet mes tyre.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)