E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo, fyerje në SHBA nga një tifoz i Barçës

SHBA-  Zhoze Murinjo duket një mik jo shumë i këndshëm edhe në Amerika. Gjatë një seance stërvitore në Los Anxhelos, portugezit i është afruar një tifoz që mbante veshur një fanelë të Barcelonës dhe ka nisur menjëherë të fyejë madrilenët.

Një gjest që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit portugez, që ka urdhëruar menjëherë njerëzit e sigurisë ta largojnë tifozin “armik”. Më pas, Murinjo ka vazhduar rregullisht stërvitjen, teksa rivaliteti mes Realit e Barçës ndjehet jo pak edhe në SHBA.

Përsa i përket skuadrës, trajneri madrilen duket se ka hequr dorë nga Dagllas Maikon, pasi në seancat e fundit stërvitore ka provuar në krah të djathtë blerjen e re, Fabio Koentraon. “Special One” shquhet për dëshirën e tij që të ketë futbollistë të gjithanshëm në ekip, ashtu siç kishte Zanetin, Etonë apo Santon tek Interi. Te Reali ai shpiku Pepen si mesfushor, ndërsa tani është radha e Koentraos në të djathtë.

“Është një lojtar që më pëlqen, sepse është polivalent. Të kesh elementë të tillë është maksimumi”,- tha ai.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›