E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, hakeratsulmojnë faqen einternetit të qeverisë

ZAGREB- Faqja e internetit e qeverisë kroate u sulmua dje nga hakerat, por problemi u mënjanua shumë shpejt, njoftoi sot gazeta kroate "Novi list" duke iu referuar burimeve qeveritare.

Sulmi i hakerave përputhet me protestat antiqeveritare në shumë qytete, të organizuara përmes Facebook-ut dhe supozohet se kjo është thjesht një formë më e ndryshme e shprehjes së pakënaqësisë ndaj qeverisë.

"Novi list" shkruan se sulmi nuk është vepër e grupit më të njohur të hakerave "Anonimus" dhe se informacionet e faqes së internetit të qeverisë nuk janë vënë në rrezik.

''Bëhet fjalë për metodën e ashtuquajtur injeksioni YSQL, që është arkaik, por një metodë efikase sepse mbingarkon faqen që të duket sikur të të mos ofrojë akses'', shkruan gazeta kroate "Novi list".
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›