E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, sot votohet qeveria e re

Deputetët e Parlamentit kroat sot pritet të votojnë qeverinë e re të kryesuar nga socialdemokrati Zoran Milanoviç.

Qeveria e re do të përbëhet nga 20 ministra, katër më shumë se qeverisja e deritanishme e HDZ së Jadranka Kosor. Qeveria e re ka hequr sekretarët shtetëror dhe shefat e drejtorive, ndërsa janë aplikuar poste të zëvendësministrave dhe ndihmës-ministrave.

Qeveria e re përbëhet nga koalicioni i ashtuquajtur Kukuriku i udhëhequr nga Partia Social Demokrate (SDP) e Zoran Milovanoviçit. Parlamenti i ri u konstitua ditën e djeshme, ku kryetar u zgjodh Boris Shprem nga SDP. Maxhoranca e re përbëhet edhe nga Partia Popullore Kroate, Parlamenti Demokratik i Istrës dhe Partia e Pensionistëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›