E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Irak, Hashemi fajëson kryeministrin

Ish-zëvendëspresidenti i Irakut, Tariq al-Hashemi ka fajësuar Kryeministrin Nouri Maliki për shpërthimin e papritur të dhunës në vend.
 

Hashemi, ndaj të cilit është vendosur një mandat-arresti për akuzën e bashkëpunimit me grupe terroriste, u shpreh se Maliki duhet të përqendrohet tek rikthimi i stabilitetit në vend dhe jo tek gjuetia ndaj politikanëve patriotë.
 

Ngjarja e së enjtes ku si pasojë se shpërthimit të dy bombave në Bagdat vdiqën të paktën 60 persona ka ngjallur frikën për mundësinë e shpërthimit të një lufte sektare, në vendin e ndarë midis dy komuniteteve të mëdha sunite dhe shiite.
 

Situata e tensionuar në Irak është rikthyer vetëm pak ditë pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane, të cilat qëndruan në vend për nëntë vjet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›