E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, konflikti për një strehë, polici dhunon një grua

SARANDë- Ndërtimi i një shtese në formën e një strehe, në një lokal në fshatin Shkallë të Sarandës, ka shkaktuar konflikt midis një polici të komunës Xarrë dhe pronarëve.Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë kur efektivi kishte shkuar për të ndaluar ndërtimin e strehës, që sikurse thotë edhe vetë pronarja e lokalit, Margarita Boci, ishte pa leje.Por në debat e sipër situata është acaruar dhe sipas pronarëve polici i komunës ka nisur të godasë gruan dhe kalimtarë të rastit.Menduam që të bëjmë një strehë për tu mbrojtur nga shiu. Vjen polici i komunës dhe na kërkon leje ndërtimi. Ne i themi që nuk kemi dhe në debat e sipër, polici më godet mua të parën”, pohon pronarja e lokalit.Pas ngjarjes pronarët e lokalit kanë denoncuar në komisariat, policin e komunës, ndërsa vijojnë proceduarat e verifikimit.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›