E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, në pranga 2 persona, kërcënuan 3 biznesmenë

VLORë- Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë arrestuar sot në mesditë në kuadër të operacionit të koduar “Target” dy persona të cilët vinin gjoba biznesmenëve.Të arrestuarit janë 26 vjecari Nikollaq Taullaraj me banim në Tiranë dhe 20 vjecari Ardit Alushaj me banim në fshatin Armen të Vlorës.Prokuroria dhe forcat e policisë zbuluan se shtetasit u kishin vënë gjoba tre biznesmenë në shumën 20 mijë euro secilit. Arrestimi i tyre u krye sot në mesditë në qytetin bregdetar në flagrancë, në momentin kur dy shtetasit po shkonin të merrnin paratë e njërit prej biznesmenëve. Denoncimi i tyre në polici u krye nga vetë biznesmenët e dëmtuar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta,1 krëhër me 14 copë fishekë dhe 5 aparate celulare.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›