Xhon Eduards përjashtohet nga testamenti

Elizabet Eduards, që ndërroi jetë më 7 dhjetor të vitit të kaluar përjashtoi nga testamenti, bashkëshortin Xhon Eduards, kandidatin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.
E gjithë pasuria e saj i kalon tre fëmijëve dhe për këtë ka ngarkuar të bijën Keit Eduards.
Elizabet, megjithëse jetonte e ndarë nga i shoqi, nuk i dha atij divorcin.
Xhon Eduards deklaroi publikisht se e kishte tradhëtuar të shoqen me një kolege të fushatës elektorale, me të cilën kishte patur një fëmije.