Kroaci, vjedh 30 makina sepse i dashuron
Zagreb -Në Kroaci është arrestuar një vjedhës i “çmendur” makinash. Vetëm 20-vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte vjedhur rreth 30 makina tip "Fiat Uno", për katër muaj, thjesht dhe vetëm nga pasioni, të cilat i braktiste pasi u mbaronte karburanti. Ai u ndalua në rajonin e Karlovacit, 50 kilometra në jug të Zagrebit, në timonin e një "Fiat Uno" të vjedhur, i deklaroi AFP-së një zëdhënëse e policisë, Aleksandra Ljuba.
"Pronarët e makinave 'Fiat Uno' mund të ndihen të lehtësuar tashmë", shtoi ajo. Gjatë marrjes në pyetje ky amator i "Uno"-s e pranoi se kishte vjedhur që prej shtatorit 30 makina të të njëjtit model, pjesën më të madhe në kryeqytetin kroat.
Ai u jepte atyre deri në pikën e fundit të karburantit, e më pas i linte në parking ose buzë rrugës dhe nisej për të gjetur një tjetër.