E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mund ti “hajë kokën” Van Bastenit

Gjergji Stefa
Trajneri i përfaqësueses holandeze Marko Van Basten do të shkarkohet nga posti që mban nëse dështon të kualifikojë skuadrën e tij në kampionatin e ardhshëm evropian. Sigurisht që në letër një gjë e tillë duket e pamundur, por që të vërtetohet teorikisht duhet që skuadra që ai drejton të sigurojë 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nuk do ta ketë aspak të lehtë. Van Basten – "Në kontratën që kam nënshkruar me drejtuesit e Federatës Holandeze të Futbollit parashikohet që nëse nuk arrij ta kualifikoj skuadrën për në turneun e verës së ardhshme atëherë do të largohem. Por edhe nëse nuk do ta kisha këtë pikë në kontratë do të ikja". Trajneri i Holandës ka rikthyer gardën e vjetër për këto dy ndeshje dhe e gjithë kjo situatë sidomos pas grumbullimit të Van Nistëlroit dhe Sedorfit konsiderohet si një ulje hunde për teknikun portokalli. Shqipëria – Agjensitë ndërkombëtare i kanë kushtuar një rëndësi të konsiderueshme dje faktit që Holanda do të luajë në Tiranë në 12 shtator. "Për tulipanët do të jetë një sfidë e rezikshme, Shqipëria është forcuar shumë në vitin e fundit dhe kjo u pasqyrua edhe në ndeshjen e parë në Amsterdam ku fati dhe gjyqtari ndihmuan skuadrën e Van Bastenit që të fitojë. Shqipëria ka disa fitore rradhazi, një gjë e cila do t'I krijojë shumë probleme holandezëve, për më tepër kuqezinjtë do të pushojnë në datën 8 shtator, në mbrëmjen e së cilës Holanda është e impenjuar kundër skuadrës bullgare". Entuziasmi – Megjithëse nuk e pranojnë publikisht holandezët janë të shqetësuar nga ajo që mund t'i presë në 12 shtator në Tiranë. Siti i Federates Holandeze i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të udhëtojnë drejt Tiranës për të mbështetur Kombëtaren ndërkohë që kanë paralajmëruar ekipin se do të jenë përballë një atmosfere shumë të nxehtë në kryeqytetin shqiptar: "Stafi ka parë disa kaseta të ndeshjeve të Shqipërisë brenda dhe ka kuptuar që ky popull e do shumë futbollin dhe përfaqësuesen. Praktikisht do të luajmë në një stadium të Ballkanit, aty njerëzit janë shumë pasionantë dhe krijojnë entuziasëm. Holanda nuk duhet të ketë probleme të kësaj natyre, megjithatë sa më më shumë tifozë në stadium, aq më keq për ta", thanë drejtuesit e Federatës Holandeze në një prononcim për "AP". Ndeshja do tëluhet në datën 12 shtator në orën 20.45 dhe do të transmetohet direkt nga TVSH. Deri tani Shqipëria ka luajtur 3 ndeshje zyrtare me Holandën dhe i ka humbur të treja me golavarazh 1-6.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›