E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkepunim rajonal ne luften kunder krimit te organizuar

Maqedonia se bashku me shtetet e tjera te Ballkanit perendimor po ndermerr nje sere aktivitetesh per te perforcuar bashkepunimin ne luften e perbashket kunder krimit te organizuar. Reformat ne sferen e drejtesise dhe puneve te brendshme jane ne funksion te rritjes se efikasitetit te organeve te ndjekjes penale dhe te gjyqesorit si edhe perparimit te bashkepunimit midis shteteve ne nivel rajonal.

Synohet nderprerja e kanaleve te krimit te organizuar

Maqedonia dhe Serbia kohe me pare kane nenshkruar tri marreveshje per ndihme juridike ku perfshihet edhe ekstradimi i personave te involvuar ne krim te organizuar. Luftimi i krimit te organizuar eshte nje proces i rendesishem per Maqedonine por kjo mund te arrihet vetem ne bashkepunim me vendet e tjera te rajonit thote ministrja e Puneve te Brendshme te Maqedonise Gordana Jankullovska. Patrullimi i perbashket ne vijen kufitare levizja e lire e automjeteve dhe personave te uniformuar do te ndihmojne ne nderprerjen e kanaleve te krimit te organizuar ne vendet e rajonit.

Sipas ministres Jankullovska eshte nje arritje domethenese qe me keto marreveshje parashihet edhe ekstradimi i personave te dyshuar ose te denuar e qe kane te bejne me krimin e organizuar. Krimi i organizuar eshte problem jo vetem kombetar por edhe kanosje dhe problem transnacional shprehet Jankullovska.

Bildunterschrift

Priten marreveshjet me Shqiperine dhe Kosoven

Vendet e rajonit mund te jene partnere te barabarte ne vecanti ne luften e perbashket te krimit te organizuar dukuri kjo qe po i kanoset vendeve te rajonit. Maqedonia ka neshkruar marreveshje me Malin e Zi Bosnje Hercegovinen ndersa ne procedure e siper eshte nenshkrimi i marreveshjeve me Kosoven dhe Shqiperine thote ministri i Drejtesise Blerim Bexheti. Me keto marreveshje shkojme edhe nje hap para ne menyre qe tu japim mundesine institucioneve dhe qytetareve qe te kene edhe nje bashkepunim te ngushte me rajonin. Me kete shprehim fuqishem percaktimin e qeverise dhe organeve te drejtesise per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar thote ministri Bexheti.

Profesori universitar Afrim Osmani thote se kriminaliteti i organizuar si forme me e pergjithshme e kriminalitetit ne pergjithesi gjendet gati ne cdo vend te rajonit. Ka menyra dhe forma te ndryshme te te luftuarit e krimit te organizuar por kur kjo lufte behet e perbashket atehere nuk mungojne rezultatet. Bashkepunimi rajonal duhet ne vecanti per luften kunder terrorizmit tregtise se droges armeve trafikimit te njerezve.

Ai perfshin bashkepunimin policor doganor e gjyqesor. Vetem keshtu duke luftuar se bashku vendet e rajonit do ecin drejt synimit final integrimit ne BE dhe NATO shprehet Osmani.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›